Nga Rezenbrik Serjani
Dje, sekti Rama dhe enturazhi i deputetëve servilë e të pakarakter votuan me krenari ligjin për barazinë gjinore, i cili në përmbajtje është ligji më diabolik i këtyre 34 viteve që i është bërë shoqërisë dhe familjeve shqiptare. Ky ligj është derivim dhe zgjatim i agjendave sorosiane për shkatërrimin e familjes, duke thyer e shkatërruar ekuilibrat e familjeve tradicionale. Ai ka për qëllim shkatërrimin e kultit të familjes si bërthama e një shoqërie të fortë dhe të shëndetshme.
Ky ligj “diabolik” kërkon të shkatërrojë familjen dhe individin që në embrion, që në fëmijëri, përmes propagandimit të kësaj agjende diabolike, në kundërshtim me çdo lloj parimi. Ai është një ligj anti-hyjnor, anti-njerëzor, anti-familje, anti-shoqëri, anti-individ dhe anti-natyrë.
Ithtarët që votuan dje po e mbrojnë në çdo platformë mediatike dhe në çdo dalje publike këtë ligj diabolik, sikur të ishin njerëz pa gjak, pa moral, pa formë e pa trajtë, sikur të mos ishin pjesë e kësaj shoqërie, sikur mos të ishin prindër. Këta ithtarë diabolikë që po mbrojnë ligjin famëkeq të tjetërsimit të gjinisë janë ithtarët e “antinjeriut Soros” dhe të agjendave të tij për shkatërrimin e shoqërive dhe kombeve.
Ky vendim përfaqëson një hap të rrezikshëm drejt zbehjes e zhdukjes së vlerave tradicionale, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në raportet prind–fëmijë dhe në mënyrën se si shoqëria shqiptare i transmeton brezave vlerat e përgjegjësisë, respektit, bashkëjetesës dhe dashurisë familjare. Zbehja e këtyre parimeve themelore përbën rrezik për unitetin moral e shoqëror të vendit dhe për modelin edukativ mbi të cilin është ngritur ndërgjegjja qytetare shqiptare ndër vite.
Ne besojmë se çdo reformë ligjore duhet të forcojë institucionin e familjes dhe jo ta relativizojë atë. Shqipëria ka nevojë për politika që mbështesin prindërit, edukimin, dhe ruajtjen e identitetit kulturor e moral të kombit, jo për nisma që krijojnë ndasi apo konfuzion në strukturën shoqërore. Vetëm një shoqëri që respekton familjen si bazë të zhvillimit mund të ndërtojë një të ardhme të shëndetshme për brezat që vijnë.
Ata që votuan dje verbërisht, votuan kundër gjithë kësaj shoqërie, votuan kundër hyjnores, sepse për ta “NËNA ËSHTË PARTIA”!







