HomeRajoniNesër balotazhi, Kosova përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në...

Nesër balotazhi, Kosova përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 18 komuna

Advertismentspot_img

Të dielën e 9 nëntorit ka zgjedhje edhe në Kosovë pasi zhvillohet raundi i dytë i votimeve për të vendosur kryetarët e rinj të 18 komunave: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur sot procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, përfshirë edhe fletëvotimet.

Sipas asaj që raporton Klan Kosova, procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1 mijë e 648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1 mijë e 628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1 milionë e 158 mijë e 015 fletëvotime apo rreth 16% më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund. Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave e Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë.

Njëkohësisht sot mbaron edhe periudha e votimit përmes postës.

Sipas Listës së Votuesve të aprovuar nga KQZ, pas përditësimit të të dhënave me votuesit e rinj që kanë mbushin 18 vjeç nga 13 tetori deri më 9 nëntor dhe pas largimit të personave të vdekur dhe të atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1 milionë e 316 mijë e 672, pra vetëm 543 votues më shumë se në raundin e parë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular