Pasuri me vlerë 12 miliardë lekë të Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha dhe Adriatik Kalemit, janë sekuestruar nga Policia e Shtetit, në kuadër të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme.
Bëhet fjalë për Kristo Qirici, vëllai i të vrarit Edmond Papa, ndërsa Adriatik Kalemi është daja i Aleksandër Sadikaj, të cilët tashmë prej vitesh, janë pjesë e një sage të gjatë hakmarrjeje.
Kristo Qirici (alias Jetmir Hoxha) është vëllai i Edmond Papës që mbeti i vrarë në një atentat në Tiranë në janar të 2023. 43-vjeçari Qirici, së bashku me vëllain e tij Edmond Papa, i vrarë në 16 dhjetor 2022 në Tiranë, administrojnë hotelin “Blues Sky” në zonën e Sarandës.
Në këtë hotel ka fjetur dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, Alekandër Sadikaj, nipi i Adriatik Kalemit.
Në dosjen hetimore emri i këtij hoteli del disa herë, ku punonjës të Policisë së Shtetit, bisedojnë me kreun e grupit kriminal Kristo Qiricin, duke i kërkuar këtij të fundit ti gjejë dhoma.
I përfshirë në vrasje që nga viti 2001! Kush është Adriatik Kalemi që u sulmua në Koridhalo, prita e tretë
Kush është Adriatik Kalemi?
Adriatik Kalemi është një emër i njohur në botën e trafikut të lëndëve narkotike dhe në fushën e biznesit. Adriatik Kalemi i njohur dhe me emrin Andrea Kalemi është bërë protagonist në shumë ngjarje kriminale dhe u ka shpëtuar tre atentateve.
Kalemi, ka një dosje të mbushur në policinë shqiptare, ndërsa përfshirja e tij në veprimtari kriminale daton që në vitin 2001.
Ai u arrestua në një operacion ku morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet belge.
Kalemi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmirin, kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Çaça. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Anderleht më 13 Prill 2001.
Pas 16 vitesh, në 2017-ën ai u arrestua sërish. Së bashku me 2 persona të tjerë, duke qenë të dehur, kundërshtuan punonjësin e policisë. Një person i katër që ishte me ta goditi me shufër hekuri në kokë policin.
5 vite më vonë, atij i ekzekutuan nipin e tij, Aleksandër Sadikajn. Atentati ndodhi pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ndërsa për vrasjen e Sadikaj u përdor shpërthimi me eksploziv në distancë, një prej ngjarjeve më të rënda për nga mënyra e ekzekutimit në Shqipëri.
Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa. Kjo vrasje ndodhi si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Sadikajt.
Për vrasjen e Papës dyshohet se kanë marrë pjesë dy shokët e Andrea Kalemit. Albano Velo u arrestua, ndërsa tjetri, Andrea Bode është shpallur në kërkim.
Prokuroria ka dalë në rezultatin se Andrea Kalemi ka lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Ata kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e të riut Sadikaj u organizua në Sarandë, pikërisht në hotelin e Edmond Papës.
Ndërkohë që në Janar të vitit 2024, një tjetër ngjarje e rëndë synonte eleminimin e një tjetër anëtari të familjes Kalemi.
Bëhej fjalë për vëllanë e Andrea Kalemit, Zamirin, i cili i shpëtoi një atentati ndërsa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip smart në afërsi të zonës së Selitës në Tiranë. Zamir Kalemi mbeti i plagosur por fatmirësisht pa pasoja fatale për jeten.
Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku” Tiranë.
Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë.
Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje.
Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë.
Dyshohet se saga e hakmarrjes mes fisit Kalemi dhe grupit që drejtohej nga biznesmeni Papa, ka nisur për shkak të përplasjeve që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.
Zanafilla e sherrit dyshohet se ka nisur fillimisht për 100 kg hashash që Edmond Papa nuk ia pagoi Aleksandër Sadikajt në Memaliaj.
Mes dy miqve ka ndodhur një kontradiktë për punën e pagesës së kësaj sasie droge, duke çuar në ndezjen e konfliktit me vrasjen e Aleksandër Sadikaj me tritol në makinë, shpërthim i cili ndodhi në afërsi të Lundrës.
Prej asaj kohe disa ngjarje kriminale kanë pasuar, ndërsa edhe vëllai i Adriatik Kalemit i shpëtoi një atentati në fillim të këtij viti, ndërsa u qëllua me armë zjarri teksa po ecte me makinën e tij.
Dyshohet se saga e hakmarrjes mes fisit Kalemi dhe grupit që drejtohej nga biznesmeni Papa, ka nisur për shkak të përplasjeve që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.
Zanafilla e sherrit dyshohet se ka nisur fillimisht për 100 kg hashash që Edmond Papa nuk ia pagoi Aleksandër Sadikajt në Memaliaj.
Mes dy miqve ka ndodhur një kontradiktë për punën e pagesës së kësaj sasie droge, duke çuar në ndezjen e konfliktit me vrasjen e Aleksandër Sadikaj me tritol në makinë, shpërthim i cili ndodhi në afërsi të Lundrës.
Prej asaj kohe disa ngjarje kriminale kanë pasuar, ndërsa edhe vëllai i Adriatik Kalemit i shpëtoi një atentati në fillim të këtij viti, ndërsa u qëllua me armë zjarri teksa po ecte me makinën e tij.







