Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar zyrtarisht nëpërmjet rrjeteve sociale rreth raundit të zgjedhjeve të pjesshme vendore të datës 9 Nëntor 2025.
Në këto zgjedhje do të votohet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.
Orari dhe rregullat kryesore
Celibashi kujton të gjithë qytetarët dhe subjektet zgjedhore rreth orarit zyrtar të votimit dhe rregullave të heshtjes zgjedhore, të cilat janë në fuqi deri në mbylljen e votimit.
Hapja e qendrave të votimit është në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00
Rregulli i heshtjes zgjedhore
Në datën e zgjedhjeve, deri në orën 18:00, është në fuqi heshtja zgjedhore. Në këtë periudhë ndalohet çdo lloj fushate zgjedhore përmes organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose veprimtarive të tjera zgjedhore nga subjektet pjesëmarrëse.
Komisioneri Celibashi fton të gjithë qytetarët e këtyre bashkive që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke respektuar rregullat e procesit.












