Për të lehtësuar procesin e votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale të së dielës, kompania IdentiTek ka vendosur të zgjatë oraret e punës gjatë fundjavës.
Qytetarët me të drejtë vote mund të marrin kartat e identitetit (ID) para votimit në pesë bashkitë ku zhvillohen zgjedhjet: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Burrel.
Zyrat do të jenë të hapura të shtunën nga ora 09:00 deri në 15:00 dhe të dielën nga ora 08:00 deri në 12:00.







