HomeSocialeEdhe sot mos harroni çadrat, priten reshje shiu në pjesën më të...

Edhe sot mos harroni çadrat, priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Advertismentspot_img

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në pjesën më të madhe të territorit.

Deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Pas orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 19 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular