Një 38 vjecar ka humbur jetën në Shkodër pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Sipas policise, Arvi Fishta është punonjës i kompanie të internetit dhe gjatë punës së tij ka humbur jetën si shkak i kontaktit me energjinë elektrike.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







