HomeAktualitetËshtë në gjyq bashkë me Berishën për "Partizanin", Fatmir Bektashi i "Kontakt"...

Është në gjyq bashkë me Berishën për “Partizanin”, Fatmir Bektashi i “Kontakt” i preferuar: Merr leje ndërtimi të re edhe në Farkë, SPAK e heton

Advertismentspot_img

Biznesmeni kontrovers Fatmir Bektashi, i cili aktualisht ka dy dosje në Prokurorinë e Posaçme, një që lidhet me ish-kompleksin Partizani dhe tjetra me kryebashkiakun e Tiranës, vazhdon të marrë leje për komplekse të mëdha ndërtimi.

Pasi betonizoi zonën pranë burgut të grave, duke ndërtuar 50 pallate pa parqe për fëmijët, çerdhe, kopshte apo shkolla, dhe pa infrastrukturë rrugore të mjaftueshme, Bektashi ka vendosur të zgjasë aktivitetin e tij në zonën e preferuar të Farkës.

Sipas dokumenteve të zbardhura së fundmi nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, ai ka marrë leje për kompleksin “ABA 2”, i përbërë nga gjashtë godina, secila me 2-3 kate dhe një kat nëntokë, në një truall prej rreth 3,600 m² në rrugën e “Turdive”, pranë Liqenit të Farkës.

Dokumentet tregojnë se sheshi i ndërtimit kufizohet nga rrugët kryesore dhe toka bujqësore përreth, ndërsa baza e strukturës është drejtkëndore me vetrata të mëdha transparente dhe ballkone kalimi.

Leja mban firmat e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij Belinda Balluku, e cila po hetohet gjithashtu për aferën e Tunelit të Llogarasë.

Kjo “shpërblim politik” vjen pavarësisht hetimeve të dy dosjeve të SPAK, duke nxjerrë në pah një paradoks: megjithëse Bektashi është nën hetim, aktiviteti i tij ndërtimor vazhdon pa pengesa.

Përveç kësaj, ai ka pasur akses edhe nga eksponentë të tjerë të mazhorancës, duke marrë leje për pallatet e ish-kompleksit Partizani dhe për kompleksin “Mangalem 21”.

Firma e tij “Kontakt” ka vepruar edhe në zona si Mali i Dajtit, Ali Dem, Paskuqan, Farkë dhe madje edhe në Parkun Kombëtar të Drilonit, një zonë e mbrojtur.

Ndërkohë, projekti “ABA 2” është reklamuar prej shumë muajsh, dhe shumica e apartamenteve janë shitur para se të hapej gropa.

Skema e përdorur tregon praktikën e ndërtuesve që shesin apartamente para fillimit të ndërtimit, duke siguruar fondet e nevojshme nga klientët për të vazhduar punimet.

Ky rast ngre pyetje serioze mbi efektivitetin e kontrolleve dhe ndikimin e politikës në aktivitetin ndërtimor, pasi lidhjet e forta të Bektashit duket se e kanë mbrojtur atë nga çdo pengesë ligjore, edhe kur hetimet janë në progres./JOQ

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular