HomeEkonomiPrioritetet e buxhetit 2026 – Mbrojtja me rritjen më të madhe, 10...

Prioritetet e buxhetit 2026 – Mbrojtja me rritjen më të madhe, 10 miliard lekë më shumë se 2025

Advertismentspot_img

Sipas projektbuxhetit të vitit 2026, duket se qeveria shqiptare i ka dhënë një vëmendje të shtuar mbrojtjes duke akorduar një shtesë prej 10 miliard lekësh.

Ministria e Mbrojtjes do të ketë në dispozicion 58.9 miliardë ose 20 % më shumë se vitin e kaluar. Kjo ministri ka marrë prioritetin më të madh në financim nisur edhe nga rritja, e cila është më e madhja krahasuar me  institucionet e tjera.

Kjo reflektohet edhe në peshën që zë buxheti dedikuar kësaj ministrie krahasimisht me Prodhimin e Brendshëm Bruto e cila kap shifrën  2.4%

Këto fonde pritet të shpenzohen për  realizimin e detyrave kushtetuese të Forcave të Armatosura, si dhe angazhimet ndërkombëtare në kuadër të NATO-s ku vendi ynë ka pranuar të çojë shpenzimet për Mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2034. Përmes buxhetit të planifikuar, synohet modernizimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës ushtarake, përmirësimi i mjediseve të punës dhe pajisja e forcave me armatim bashkëkohor të përputhshëm me standardet e Aleancës.

Gjithashtu, Ministria synon rritjen e angazhimit të FA në operacionet e NATO-s dhe në nisma të reja ndërkombëtare, si dhe forcimin e gatishmërisë për mbrojtje kombëtare, përballimin e krizave dhe emergjencave civile. Një prioritet i veçantë mbetet lartësimi i figurës së ushtarakut, përmes politikave të karrierës, rritjes së transparencës, përgjegjshmërisë dhe luftës kundër korrupsionit në radhët e Forcave të Armatosura.

Buxheti  për Mbrojtjen

Viti 2025      48.7     miliard      lek                            

 viti 2026     58.9      miliard     lek        

10 miliard lek më shumë se viti 2025

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular