HomeKultureVjen me librin e ri “Jam Mysliman!”- Ben Blushi rrëfen arsyet pse...

Vjen me librin e ri “Jam Mysliman!”- Ben Blushi rrëfen arsyet pse i vendosi këtë titull romanit: Duket sikur nuk shkon në gojën time, por…

Advertismentspot_img

Nga Ben Blushi

JAM MYSLIMAN

E di që shumë njerëz do habiten me titullin e romanit tim të ri po nuk është kjo arsyeja pse e kam shkruar.

Unë jam një ateist dhe fjalia Jam Mysliman duket sikur nuk shkon në gojën time.

E megjithatë unë mendoj se shkon.

Nuk ka asnjë fjali që një shkrimtar nuk mund ta thotë me gojën e përsonazheve të vet.

Romani përshkruan historinë e një shkrimtari i cili pas shumë peripecive vendos të bëhet mysliman.

Pikëpamjet e tij për Islamin ndryshojnë gradualisht për shkak të disa luhatjeve në jetën e tij private dhe sidomos gjatë një vizite në Mekë ku ai mrekullohet.

Në fund, pas një incidenti me një grup fanatikësh, shkrimtari shpall në facebook vendimin e tij me shënimin : Jam Mysliman.

Kjo fjali i ka dhënë dhe titullin librit.

Shpresoj shumë që romani të lexohet siç është, pra si letërsi dhe asgjë tjetër.

Jam Mysliman do promovohet të hënën pasdite dhe duke nisur nga e marta do jetë në çdo librari si dhe në Panairin e Librit.

WhatsApp Image 2025-11-08 at 19.18.54

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbenblushi.al%2Fposts%2Fpfbid032CToe7yAPyNUrMbsXjhp5n74MeaHJYcNM79rkDz5Fmoh9YnnhDuPDg74AFBaPb6vl&show_text=true&width=500

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular