HomeUncategorizedFed Invest, 33 vjet - Histori, Përkushtim dhe Besim!

Fed Invest, 33 vjet – Histori, Përkushtim dhe Besim!

Advertismentspot_img

33 Vjet Histori, Përkushtim dhe Besim!
Sot, me krenari dhe emocion, shënojmë një moment të veçantë në rrugëtimin tonë të paharrueshëm!
Pas 33 vitesh pune të palodhur dhe sakrificash, SHKK FED invest, kooperativa financiare më e madhe në vend, është më e fortë se kurrë, duke vijuar me përkushtim misionin për të ofruar mundësi, ekspertizë dhe financë gjithëpërfshirëse për individët, sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Kthehemi pas në kohë, në një periudhë të vështirë për Shqipërinë, kur themeluesit vizionarë të organizatës sonë morën këtë iniciativë të guximshme për kohën, duke besuar në fuqinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit. Ata ofruan kredinë e parë në Gjinar të Elbasanit, më 10 nëntor 1992 duke shkruar fletët e para të librit të madh të historisë sonë që sot është simbol i suksesit, besimit të ndërsjelltë dhe forcës së kooperativës.
Ne sot shprehim mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë ata që kontribuan me vizion, guxim dhe përkushtim. Faleminderit që i dhatë jetë Zanafillës së një institucioni që për më shumë se tri dekada ka mbështetur mijëra individë dhe biznese në rrugën e tyre drejt zhvillimit.
Le të vazhdojmë përpara me të njëjtin frymëzim dhe përkushtim, duke ruajtur vlerat që na bënë të suksesshëm dhe duke ofruar mundësi të reja për anëtarësinë tonë, duke mbetur gjithmonë një financë sociale!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular