HomeKulturePërfaqëson Shqipërinë në Junior Eurovision 2025, Krona Pula: Jam shumë e emocionuar,...

Përfaqëson Shqipërinë në Junior Eurovision 2025, Krona Pula: Jam shumë e emocionuar, do këndoj dhe performoj në skenë e madhe

Advertismentspot_img

Pas fitores në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër, Krona Pula do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision 2025, i cili do të zhvillohet më 13 dhjetor në Gjeorgji. Kënga fituese, “Fruta dhe Perime”, u vlerësua për mesazhin e saj pozitiv dhe edukativ si për fëmijët.

Në një intervistë për emisionin “Çasti i Duhur” në RTSH, Krona u shpreh se pjesëmarrja në Junior Eurovision ka qenë një ëndërr e hershme.

“E kisha dëshirë që e vogël të shkoja në Junior Eurovision, që kur isha 5-6 vjeçe. Tani jam 9 vjeçe dhe mezi pres të performoj në skenën e madhe. Nuk e prisja fitoren, sepse kishte shumë këngë të bukura. Kur fitova, më dolën lot nga gëzimi. Më pëlqen shumë kënga ime, sepse jep një mesazh të mirë për të gjithë, fëmijë dhe të rritur”  u shpreh ajo.

E njohur për zërin e ëmbël dhe energjinë e saj pozitive, Krona rrëfeu se dashuria për muzikën ka nisur që në moshën të vogël, duke kënduar në çdo rast që i jepej mundësia. Ajo tregoi gjithashtu se vëllai i saj, që merret me muzikë rep, si dhe babai e gjyshi, të dy këngëtarë, e kanë mbështetur pa masë në rrugëtimin e saj artistik.

Pas fitores në Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër, Krona tregoi se në shkollë është pritur me shumë dashuri.

“Të gjithë më përqafuan, e gjithë klasa e di përmendësh këngën ‘Fruta dhe Perime’,” – shtoi ajo me buzëqeshje.

Këngëtarja e re ka zbuluar se përveç këndimit, është pasionuar edhe pas kërcimit dhe do të sjellë një performancë plot energji në skenën e Junior Eurovision. Sa i përket veshjes, ajo ka treguar se mbetet një surprizë, por është e bindur se do të jetë “një surprizë shumë e bukur”.

Krona Pula e konsideron Dua Lipën, Irma Libohovën dhe Aurela Gaçen si idhujt e saj muzikorë dhe shprehet e vendosur që në të ardhmen do të bëhet edhe ajo një këngëtare e famshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular