HomePolitikeSulmet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi/Rrëzohet kërkesa e...

Sulmet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi/Rrëzohet kërkesa e PD për Ballën 

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përjashtohet me 10 ditë nga Komisioni i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi u mor vetëm me votat e socialistëve në radhët e këtij komisioni.

Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit me 10, 30 ose 60 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

“Ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd, ti je binar”, ishte deklarata që bëri Berisha.

Përfaqësues të mazhorancës argumentuan se deklaratat publike të tij ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij, por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit.

Në një deklaratë, Berisha është shprehur se i kërkon falje ambasadorit Gonzato nëse deklaratat e tij i ka konsideruar fyerje, por theksoi se nuk ishte ai qëllimi i tij

Ndërsa kërkesa e PD për Taulant Ballën është rrëzuar. PD kërkoi përjashtimin e tij me argumentin se ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular