HomePolitikeZgjedhjet/Kosova i jep leksion Shqipërisë, rezultatet dolën për 2 orë. Deri kur...

Zgjedhjet/Kosova i jep leksion Shqipërisë, rezultatet dolën për 2 orë. Deri kur Shqipëria do të presë me ditë e javë për rezultatet?

Advertismentspot_img

Kosova ia përsëriti leksionin e proceseve zgjedhore Shqipërisë këtë të dielë, 9 nëntor. Ajo zhvilloi zgjedhjet në 18 komuna që dy javë më parë dolën në balotazh.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe në orën 21:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet. Çdo parti e mori vesh në 2 orë fatin e vet. Kush fitoi, festoi dhe kush humbi, pranoi rezultatin. Procesi ishte i shpejtë dhe asnjë parti nuk pati pretendime për manipulime.

Por kur në Prishtinë u shpall rezultati, në Tiranë KQZ njoftoi se sapo kishte nisur numërimi i kutisë së parë në bashkinë e Tepelenës, një nga pesë njësitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme dhe ku votimi u mbyll në orën 18:00, ashtu si në Vlorë, Berat, Cërrik e Mat.

Ky kontrast përsëritet në çdo palë zgjedhjesh.

Në Kosovë, votat numërohen në qendrat e votimit. Ndërsa në Shqipëri, kutitë e votimit mblidhen nga çdo qendër votimi dhe transportohen drejt qendrave të numërimit, ku numërohen manualisht nga komisionerët, shpesh në kushte tensioni politik, në ambiente të mbushura me përfaqësues partish e vëzhgues të shumtë.

Kjo situatë përsëritet në çdo palë zgjedhjesh dhe rezultatet vonojnë me ditë e madje edhe me javë.

Paradoksi qëndron në faktin se Shqipëria është më e përparuar në teknologji se Kosova, ka një ministër të Inteligjencës Artificiale e po ashtu është përpara edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Por kur bëhet fjalë për zgjedhjet, Shqipëria vuan ende nga simptomat e një sistemi të sëmurë zgjedhor, të kontrolluar nga politika, që gërryen besimin te vetja dhe te qytetarët dhe nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të pakontestueshme.

Shqipëria bën reformë zgjedhore para çdo fushate, por kërkohet reformë zgjedhore pas çdo palë zgjedhjesh.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular