HomeKronikeAtentat në Rinas, vritet Gilmando Dani krahu i djathtë i Shullazit. Plagoset...

Atentat në Rinas, vritet Gilmando Dani krahu i djathtë i Shullazit. Plagoset rëndë agjent i AMP që e shoqëronte

Advertismentspot_img

Gilmando Dani mbeti i vrarë këtë të martë, 11 nëntor, në një atentat mafioz. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.

Dani, 47 vjeç, ishte pasagjer në një makinë të bardhë dhe të blinduar. Shoferi i makinës, i identifikuar si 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri, mbeti i plagosur rëndë.

“Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha Policia e Shtetit në një njoftim paraprak për mediat.

I plagosuri u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe, sipas raportimit të gazetares Glidona Daci, ai është në gjendje kritike për jetën.

Deri në këto momente, autorët e ngjarjes nuk dihen. Ajo që dihet është se ata udhëtonin me një makinë Toyota me targa greke. Makina u largua me shpejtësi dhe disa kohë më pas u gjet e shkrumbuar në fshatin Halil të Krujës. Mbetet për t’u parë nëse hetuesit do të mund të gjejnë prova të vlefshme brenda kësaj makine.

Duke marrë shkas nga emri i të vrarit, por edhe dinamika, ngjarja e sotme ka të gjitha tiparet e një atentati të mirëorganizuar.

Por kush ishte Gilmando Dani?

I konsideruar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ai ishte një emër tejet i njohur për drejtësinë. I përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe pre e të paktën dy atentateve në të shkuarën

Në foto Shullazi dhe Dani, si dhe anëtarë të tjerë të bandës së tyre
Dani u dënua me 12 vjet burg për gjobëvënie, bashkë me pjesëtarë të tjerë të grupit të Shullazit. Siç raporton gazetarja Daci, ai e la qelinë në tetor të vitit 2024, pasi kishte kryer tre të katërtën e dënimit.

Gjithnjë sipas asaj që mësohet deri më tani nga gazetarët e Televizionit Klan, të cilët raportojnë nga terreni, Gilmando Dani sapo kishte mbërritur në aeroportin e Rinasit kur mbeti i vrarë. Ai dyshohet se ishte kthyer nga Barcelona dhe u prit nga 40-vjeçari, i cili mbeti i plagosur.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular