HomeKryesoreKristalina Georgieva e FMN: Shqipëria, me rritjen ekonomike më të shpejtë në...

Kristalina Georgieva e FMN: Shqipëria, me rritjen ekonomike më të shpejtë në Europë. Lagarde e BQE: BSH përball sfidash ka ruajtur stabilitetin financiar

Advertismentspot_img

Një urim me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë erdhi edhe nga Kristalina Georgieva, Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në një video-mesazh gjatë konferencës shkencore që po zhvillohet në Tiranës, ajo tha se ky përvjetor nuk është thjesht një rast për të festuar jetëgjatësinë e Bankës së Shqipërisë, por gjithashtu një testament i qëndrueshmërisë së institucionit dhe vizionit të tij.

Georgieva theksoi se ndër vite, banka qendrore në Shqipëri ka pasqyruar evoluimin e vetë shtetit shqiptar. Ajo u shpreh se vendi është përballur me goditje ekonomike, ndryshime politike dhe ndikime të zhvillimeve globale. Por sot, Shqipëria ndodhet mes shteteve me rritjen ekonomike më të shpejtë në europë dhe një rol kyç në këtë e ka pasur Banka e Shqipërisë.

“Sot Shqipëria renditet midis vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Europë. Bravo! Testament i progresit të palëkundur dhe qëndrueshmërisë së saj gjithnjë e në rritje. Në këtë arritje Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol kyç. Falë angazhimit të palëkundur ndaj politikës monetare të qëndrueshme kuadrit rregullativ të kujdesshëm dhe transparencës institucionale”, tha drejtoresha e FMN-së.

Ajo theksoi se banka ka hedhur një themel të fortë për rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e vendit.

“Rrugëtimi i Shqipërisë na ofron një mësim kyç. Pavarësia e bankave qendrore është shumë më tepër se një teknikalitet formal. Ajo është gur themeli e qëndrueshmërisë kombëtare”, theksoi ajo.

Gjithashtu përmendi edhe sfidat e Shqipërisë në vijim që janë fragmentimi gjeopolitik në rritje, transformimi i shpejtë digjital, roli i inteligjencës artificiale dhe zhvendosje demografike. Georgieva nënvizoi se FMN-ja do vijojë të mbështesë Shqipërinë.

“Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet BE dhe ka bërë përparime të qëndrueshme drejt këtij objektivi. Në këtë kontekst Banka e Shqipërisë ka një rol thelbësor, të përkushtuar dhe me vizion të qartë në këtë rrugë sfiduese për të mbështetur vendin në shfrytëzimin e mundësive që ofron anëtarësimi në një periudhë transforimi të thellë të ndryshimeve globale. FMN do vijojë të jetë partnere e palëkundur në këtë udhëtim, duke mbështetur Shqipërinë me këshilla”, tha ajo.

Christine Lagarde: BSH është përballur me sfida të ndryshme, por ka ruajtur stabilitetin financiar

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka dërguar një video-mesazh urimi me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Ajo kujtoi rolin e Bankës së Shqipërisë në fillimin e viteve ’90 kur vendi dilte nga sistemi komunist.

“Ngjarjet e rëndësishme të shekullit XX nga luftërat botërore deri te vendosja e komunizmit të gjitha përfshijnë Shqipërinë dhe institucionet e saj. Një nga ndryshimet më të thella për bankën qendrore erdhi me tranzicionin e trazuar drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut në fillim të viteve ’92 gjatë të cilit inflacioni u rrit shumë shpejt duke tejkaluar 200% në vitin 1992. Banka qendrore u përball me një nga sfidat më të mëdha, rivendosja e stabilitetit monetar dhe eci para duke u përballur drejtpërdrejt me atë sfidë duke rritur ndjeshëm normat e interesit për t’i sjellë normat reale në territor pozitiv me qëllim uljen e inflacionit”, tha Lagarde.

Sipas saj, Shqipëria është përballur me sfida edhe vitet e fundit, por Shqipëria ka dalë e fortë prej tyre edhe falë veprimeve të Bankës.

“Shqipëria përjetoi goditje gjatë kësaj periudhe. Kriza financiare globale i la bankat e mëdha me kapital të huaj në vend me një nivel të lartë të kredive me probleme. Pavarësisht kësaj, Shqipëria doli më e fortë nga këto sfida pjesërisht falë veprimeve të bankës qendrore, për të ruajtur stabilitetin financiar ndër vite. Ajo miratoi rregulloret për shtesat e kapitalit, për raportimin e mbulimit me likuiditet. Gjithashtu në fillim të këtij viti ka nisur zbatimi i masave makroprodenciale për të kontrolluar rreziqet e mundshme që mund të vijë nga tregu i banesave. Suksesi i bankës qendrore pasqyron suksesin më të gjerë të vendit në vitet e fundit”, tha Lagarde

Lagarde tha se BQE mbështet integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian dhe është thelbësore që Shqipëria të mbajë një angazhim të palëkundur drejt politikave monetare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular