HomeEkonomiRritja e pagës minimale, qeveria gati 1 miliard lekë fond për subvencionimin...

Rritja e pagës minimale, qeveria gati 1 miliard lekë fond për subvencionimin e bizneseve

Advertismentspot_img

Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë pagën minimale në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, një vendim që prek mbi 307 mijë punonjës, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se për të mbështetur bizneset dhe për të lehtësuar ndikimin financiar të rritjes së pagës minimale, qeveria do të subvencionojë për 9 muajt e parë një shumë prej 1 miliard lekësh.

Sipas tij, subvencionimi do t’u kompensohet kompanive për shpenzimet shtesë që burojnë nga rritja e pagës minimale për kontributet shoqërore për punonjësit privatë gjatë këtij periudhe.

“Pjesa e kontributit të sigurimeve shoqërore do të kompensohet nga shteti dhe shuma e parashikuar është 1 miliard lekë. Do t’u kompensohet ndërmarrjeve ose punonjësve privat për 9 muajt e parë të 2026-ës”, tha ministri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular