Dronët me origjinë të panjohur kanë shkaktuar përsëri incidente në Belgjikë. Ata janë parë mbi një aeroport dhe një central bërthamor. Pas Gjermanisë, Mbretëria e Bashkuar tani po ndihmon Belgjikën të mbrohet nga dronët.
Dronët janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë: Aeroporti i Liège-it u detyrua të pezullojë punën të dielën në mbrëmje pasi u vunë re disa dronë. E drona janë parë edhe mbi një termocentral bërthamor pranë Antwerpit.
Trafiku ajror në aeroport, i cili është një nga aeroportet më të mëdha të mallrave në Evropë, u pezullua për gati një orë në mbrëmje. Ditët e fundit i njëjti problem ka shkaktuar ndërprerje të trafikut edhe në aeroportet në Liège dhe Bruksel.
Tre dronë mbi termocentralin bërthamor
Tre dronë u vunë re gjithashtu mbi termocentralin bërthamor Doel pranë Antwerpit. Një zëdhënës i termocentralit shpjegon se nuk ka pasur pezullime të punës, por ata janë të sensibilizuar me gjendjen.
Duke pasur parasysh numrin e madh të dronëve që janë parë kohët e fundit, Ministria Gjermanee Mbrojtjes njoftoi javën e kaluar se Bundeswehri po ndihmonte Belgjikën të mbrohej kundër dronëve. Belgjika ka kërkuar më parë mbështetje.
Londra dërgon personel për të luftuar dronët
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu i ka ardhur në ndihmë Belgjikës. Londra tani po dërgon pajisje dhe personel për të luftuar dronët, tha një zëdhënës ushtarak britanik. Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha se do ta mbështeste partnerin e NATO-s.
Duke pasur parasysh kërcënimet hibride në rritje, shpjegoi ai, bëhet fjalë për mbrojtje të përbashkët dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike dhe hapësirës ajrore.
Kohët e fundit, dronët janë parë disa herë në Belgjikë, përfshirë në bazën ushtarake Kleine-Brogel të përdorur nga NATO. Sipas raporteve të pakonfirmuara, baza ajrore është një nga vendet në Evropë ku ruhen armët bërthamore amerikane.
Belgjika është gjithashtu selia e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kompania financiare belge Euroclear mban gjithashtu një pjesë të madhe të aseteve që Perëndimi ka ngrirë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Shumë vende të BE-së synojnë të përdorin pjesë të këtyre aseteve si kredi për Ukrainën, gjë që autoritetet belge deri më tani kanë kundërshtuar./DW







