Të gjitha të dhënat në atentatin ndaj Gilmando Danit tregojnë se sulmi ndaj tij ishte organizuar. Burimet thanë se pak para se të qëllohej ai kishte mbërritur ngë Barcelona, ku kishte dalë për ta marrë miku i tij Muçi Sheqeri (Shaljani). Ndërkohë mjeti raportohet se ka qenë në pronësi të një tjetër personazhi të njohur nga policia E.K.
Dyshimet janë se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e krahut të djathtë të Emiliano Shullazit, duke shfrytëzuar momentin e trafikut në rrethrrotullimin e Rinasit e duke e qëlluar me breshëri. Të paktën 18 plumba dallohen të kenë prekur mjetin në të cilin Dani ka humbur jetën në vend dhe duke lënë të plagosur rëndë Sheqerin.
Po ashtu autorët kanë llogaritur dhe rrugën e arratisjes drejt zonës së Fushë krujës. Pas ngjarjes policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në rrugë ku për herë të fundit makina dallohet në Urën e Gjoles e pak më tej në fshatin Halil u raportua dhe makina e djegur.
Dyshimet e para për ngjarjen janë ato të konflikteve me grupet kriminale, ndërsa Dani ka dalë nga burgu në Terott ë vitit 2024 për përfundimit të dënimit.
Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Halil të Krujës.
Sipas informacioneve dyshohet se është përdorur nga autorë të përfshirë në atentatin e ndodhur në Rinas.
Ndërkaq policia dyshon se makina është e autorëve ku u gjend në zonën e fshatit Halil në zonën e Fushë Krujës rreth 13 kilometër nga vendi i ngjarjes
Nga atentati humbi jetën Gilmando Dani dhe një person tjetër mbeti i plagosur.
Sipas raportimeve i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar te Trauma.







