Sot, 12 nëntor, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime të reja, që nga masat kundër pastrimit të parave e deri te ligji i ri për nënproduktet shtazore.
Sipas vendimit zyrtar, Autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse raportojnë tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne, që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.
Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Autoritetet mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:
Banka e Shqipërisë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Organet e qeverisjes qendrore
Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.
Ministria e Drejtësisë
Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët
Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.
Agjencia e Inteligjencës Financiare për:
a) agjencitë e udhëtimit;
b) shoqëritë e ndërtimit;
c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;
ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë
Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:
a) audituesit ligjorë;
b) kontabilistët e miratuar.
Në mbledhjen e kësaj të mërkure, qeveria ka miratuar po ashtu propozimin për emërimin në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT). Tre kandidatët e përzgjedhur për këtë rol janë Elsa Dhuli, Ledjon Shahini dhe Lantona Sado...
Është miratuar edhe vendimi për shpalljen e disa zonave në territorin e Bashkisë Kukës si “zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”.
Sipas vendimit, në këto zona do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, përfshirë: Zhvillimin ekonomik, aktivitetin industrial dhe turizmin.







