HomeAktualitetEMRAT/Gara për Avokatin e ri të Popullit, Komisioni i Ligjeve nis dëgjesat...

EMRAT/Gara për Avokatin e ri të Popullit, Komisioni i Ligjeve nis dëgjesat publike, pyeten 13 me kandidatët e parë

Advertismentspot_img

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, i drejtuar nga kryetari Ulsi Manja, ka nisur zyrtarisht procesin e dëgjesave publike me kandidatët e vetëofruar për funksionin e Avokatit të Popullit. Kjo vakancë u shpall pas përfundimit të mandatit të Erinda Ballancës.

Në nisje të mbledhjes, Manja njoftoi se interesi për këtë post kushtetues ka qenë i lartë, duke u depozituar gjithsej 26 kandidatura brenda afateve të përcaktuara.

Procesi i dëgjesave publike

Për shkak të numrit të madh të aplikantëve, Komisioni ka planifikuar dëgjesat në dy ditë. Në seancën e parë, kandidatët kishin mundësinë të paraqisnin të dhëna nga eksperienca e tyre profesionale dhe vizionin për pozicionin e Avokatit të Popullit, si dhe t’u përgjigjeshin pyetjeve të deputetëve.

Në dëgjesën e ditës së parë, Komisioni dëgjoi 13 kandidatët e mëposhtëm:

Adriana Kalaja

Anton Kosteri

Anton Lleshaj

Aranita Brahaj

Besim Ndregjoni

Dardan Mustafaj

Endri Papajorgji

Endri Shabani

Fatjona Male

Genta Tafa

Gerti Shella

Gëzim Allaraj

Ismail Tafani

Hapat e mëtejshëm

Në përfundim të mbledhjes, kryetari i Komisionit, Manja, njoftoi se seancat dëgjimore do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme me pjesën tjetër të kandidatëve, me qëllim që Komisioni të krijojë një panoramë të plotë për të gjithë aplikantët përpara se të bëjë përzgjedhjen e kandidatit që do t’i propozojë Kuvendit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular