HomeAktualitetIsh deputeti i PS Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm. Qeveria propozon...

Ish deputeti i PS Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm. Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

Advertismentspot_img

Xhemal Qefalia është emëruar zv/ministër i Brendshëm. Kujtojmë se ai nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit më 11 maj. Pavarësisht numrit më të madhe se koleget e tij, ai nuk mundi të futej në Kuvend për shkak të zbatimit të kuotës gjinore.

Ish-ushtaraku, ish-drejtuesi i disa institucioneve në Ministrinë e Drejtësisë dhe ish-këshilltari në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura. 

Qeveria gjithashtu njoftoi se në këtë mbledhje ka ndërmarrë hapa konretë, kundër pastrimit të parave.

Tre kandidatët e përzgjedhur për këtë rol janë Elsa Dhuli, Ledjon Shahini dhe Lantona Sado

Në mbledhjen e e dates 12 nëntor 2025, qeveria miratoi propozimin për emërimin në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Tre kandidatët e përzgjedhur për këtë rol janë Elsa Dhuli, Ledjon Shahini dhe Lantona Sado.

Ky hap synon të sigurojë një drejtim profesional dhe të qëndrueshëm të INSTAT-it, duke rritur besueshmërinë dhe cilësinë e të dhënave statistikore, që shërbejnë për vendimmarrje, bazuar në fakte.

Përveç kësaj, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.

Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik dhe shëndetin e kafshëve, duke garantuar sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.

Qeveria gjithashtu njoftoi se në këtë mbledhje ka ndërmarrë hapa konretë, kundër pastrimit të parave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular