HomePolitikeKundër Berishës?! Alimehmeti: Listat e mbyllura s'përfaqësojnë qytetarët, s'mund të ketë protesta...

Kundër Berishës?! Alimehmeti: Listat e mbyllura s’përfaqësojnë qytetarët, s’mund të ketë protesta masive me këta deputetë që nuk i ka votuar askush

Advertismentspot_img

Nënkryetari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka kërkuar një shkëputje të thellë midis drejtimit partiak dhe grupit parlamentar që vjen nga listat e mbyllura, pasi kjo ka shkëputur përfaqësimin e qytetarëve.

Sipas tij, nuk mund të ketë protesta masive të qytetarëve nëse nuk ndryshon kjo situatë

“Duhet shkëputja e thelle e kryesimit partiak të partisë nga grupi parlamentar i listave të mbyllura.

Nuk përfaqëson dot njerëzit dhe votën e tyre dhe nuk mund të ketë një përfundim që të sjellë prostata masive që të ndryshojnë situatën u jemi sot”, tha Alimehmeti në emisionin “Trialog” në RTSH.

Alimehmeti ka pranuar se opozita ka bërë gabime, të cilat e kanë dobësuar ndjeshëm rolin e saj politik dhe përfaqësues në vend. 

Ai tha se bojkoti i vitit 2019 dhe bashkërendimi për kodin zgjedhor në 2024 ishin gabime të rënda për opozitën

“Ne jemi këtu ku jemi për shkak të bojkotit të vitit 2019. Dalja nga sistemi na dëmtoi rëndë dhe ishte një veprim kriminal nga ana demokratike. 

Ky ishte një kod që funksionoi në disfavor të opozitës dhe që kufizoi ndjeshëm garën e lirë politike,” theksoi Alimehmeti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular