HomeAktualitetRishikohet Paqja Fiskale, 5% tatim për bizneset që do rivlerësojnë deklarimet e...

Rishikohet Paqja Fiskale, 5% tatim për bizneset që do rivlerësojnë deklarimet e 5 viteve

Advertismentspot_img

Ministria e Financave rishikon projektligjin “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”.

Në draftin e rishikuar përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

Pra bizneset me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit që vullnetarisht do të hyjnë në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimfitimit, që do të llogaritet mbi një bazë të tatueshme të rritur (fitimi i deklaruar i vitit të mëparshëm plus 18% rritje),  mund të korrigjojnë vullnetarisht deklarimet e mëparshme duke paguar 5% tatim.

Në projektligjin e rishikuar “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale” ministria e Financave  përcakton se tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.

Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.
Ata që nuk dëshirojnë të bëjnë rivlerësimin e plotë të deklaratave, mund të lidhin marrëveshjen vetëm për elementët e fitimit të tatueshëm.

“Tatimpaguesit të cilët do të shprehin vullnetin për të aplikuar për Marrëveshjen, kanë të drejtën edhe që të sistemojnë dhe dorëzojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, duke rishikuar apo korrigjuar zëra të ndryshëm, kundrejt një pagese tatimi, si më poshtë:

  1. Aktive monetare – rideklarim i gjendjes së cash të shoqërisë (ulje apo rritje). Tatim në masën 5% të çdo devijance negative apo pozitive nga gjendja reale e cash;
  2. Aktivet e tjera financiare-Fshirja e shumave fiktive në zërin kërkesa të arkëtueshme. Tatim në masën 5% për fshirjen e detyrimeve fiktive;
  3. Fshirja e aktiveve afatgjata material/jo materiale fiktive të deklaruara. Tatim në masën 5% përkundrejt fshirjes  së inventarit fiktiv;
  4. Deklarim i aktiveve afatgjata material të papërfshira në pasqyrat financiare. Tatim në masën 5% për përfshirjen e aktivit afatgjatë material/jomaterial;
  5. Fshirja e detyrimeve fiktive/borxheve në pasqyrat financiare. Fshihen detyrimet duke i konsideruar të ardhura të ptatueshme përkundrejt pagesës së tatimit në masën 5%;
  6. Rideklarim i fitimit mbartur të shoqërisë dhe shpërndarja si dividentë/fitim e tij. Tatim në masën 5% për dividendin dhe ndarjen e fitimeve.

Për të gjitha transaksionet e mësipërme nuk do të aplikohen gjoba, interesa dhe kamatëvonesa, në mënyrë që të inkurajohet korrigjimi dhe transparenca financiare”, thuhet në relacion.

Sipas Ministrisë së Financave, ky instrument synon të nxisë transparencën dhe të shmangë konfliktet me administratën tatimore, duke u dhënë subjekteve mundësinë të korrigjojnë vullnetarisht deklarimet e mëparshme, pa u ndëshkuar.

Kjo është një lehtësi që I jepet tatimpaguesve, të cilët duhet ta deklarojnë që do ta përdorin që në momentin e aplikimit te administrata tatimore për marrëveshjen.

Drafti përcakton se tatimpaguesit të cilët nuk dëshirojnë të bëjnë rivlerësimin e deklaratave, mund të vazhdojnë lidhjen e marrëveshjes vetëm me elementët e fitimit të tatueshëm, normës dhe pagimit të tatimit mbi të ardhurat e korporatave dhe të tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi.

Cilat kategori biznesesh mund të hyjnë në marrëveshje për Paqen Fiskale

Projektligji përcakton se në marrëveshje për Paqen Fiskale do të hyjnë bizneset që kanë të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore.

Bizneset që pranojnë të parapaguajnë tatimin e fitimit, të llogaritur mbi fitimin e vitit të kaluar plus 18%, dhe përtej kësaj vlere paguajnë një tatim shtesë 5%, qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore.

Si dhe bizneset që janë të rregullta me tatimet dhe nuk janë në proces hetimi për mashtrim apo evazion të ardhurash./ Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular