HomeRajoniSpiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir...

Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli

Advertismentspot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë paraburgimin Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për spiunazh kundër shtetit.

Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate, tha të hënën për Radion Evropa e Lirë se gjykatësi ia pranoi kërkesën prokurorëve që Sheholli të mbahet në paraburgim derisa autoritetet po kryejnë hetime ndaj tij.

Sheholli u arrestua në fillim të tetorit në Prishtinë dhe, deri tani, prokuroria nuk ka dhënë shumë hollësi rreth tij apo për atë se për kë dyshohet të ketë spiunuar ai.

Megjithatë, në ditën e arrestimit të tij, ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.

“Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar”, shkroi Sveçla në Facebook pas arrestimit të tij në tetor.

Sveçla kishte thënë se Sheholli gëzonte “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”, informon Radio Evropa e Lirë.

Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.

Në qershor, gjykata në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiçin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).

Dy të dyshuar të tjerë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut.

Në një rast tjetër po gjykohet edhe serbja Jellena Gjukanoviçit, e cila akuzohet për spiunazh për inteligjencën serbe. Ajo e ka mohuar fajësinë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular