Dhoma Shqiptaro-Japoneze e Tregtisë dhe Industrisë (AJCCI) ka zhvilluar vizitën e saj të dytë zyrtare në Japoni, duke forcuar lidhjet ekonomike mes Shqipërisë dhe Japonisë dhe duke hapur horizonte të reja për bashkëpunim dypalësh.
Këtë javë, delegacioni i AJCCI u prit nga figura të rëndësishme të botës së biznesit japonez, ku momenti kulmor i vizitës ishte takimi me Presidentin e Dhomës së Tregtisë së Japonisë, z. Kobayashi – drejtues i një rrjeti që përfshin mbi 1 milion kompani anëtare. Ky takim vlerësohet si një hap domethënës në rritjen e rolit të Dhomës Shqiptaro-Japoneze si urë bashkëpunimi mes dy ekonomive.
Gjatë takimit, palët diskutuan për:
- rritjen e shkëmbimeve tregtare,
- nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri,
- pozicionimin strategjik të Shqipërisë si portë hyrëse drejt tregjeve evropiane,
- zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushat e turizmit, energjisë dhe industrisë prodhuese.
Kryetari i AJCCI, z. Ponari, përsëriti ftesën për z. Kobayashi që të vizitojë Shqipërinë, ftesë që u pranua me kënaqësi. Kjo hap rrugën për një kapitull të ri konkret në marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-japoneze./kb










