HomeRajoniIsh-këshilltari i Wesley Clark dëshmon në Hagë: UÇK-ja s’kishte zinxhir të konsoliduar...

Ish-këshilltari i Wesley Clark dëshmon në Hagë: UÇK-ja s’kishte zinxhir të konsoliduar komande

Advertismentspot_img

Vijon në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Christopher Hill, radhën në bankën e dëshmitarëve e ka Michael Durkee, ish-këshilltari i Wesley Clark.

Ai tha se UÇK-ja nuk kishte një strukturë solide të konsoliduar komande, “që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra që më pas do të çonin në veprime apo operacione të caktuara në terren”.

“Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur e konsideronin të përshtatshme. Pra, nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të autoritetit të drejtpërdrejtë të komandës, siç e kuptojnë në ushtritë perëndimore”.

I pyetur nëse Hashim Thaçi mund të ndalonte dhunën në atë kohë, ai u përgjigj: “Nuk kishte Hashim Thaçi kompetencë dhe autoritet për të ndaluar dhunën në atë kohë”.

“Sepse në atë ditë, pas tërheqjes së forcave serbe, atë ditë UÇK-ja ishte në mes të situatës ku duhet të realizonin sipërmarrjet dhe premtimet që i kishin dhënë KFOR-it, bashkë me gjeneralin Jackson. Ndërkohë që kishte ende ushtarë të UÇK-së në terren, struktura e komandimit në thelb po përpiqej që të gjente mënyrën për demilitarizimin. Ata po shikonin zotin Çeku, Thaçin dhe persona tjerë se çfarë mund të bënin ata brenda UÇK-së për të realizuar premtimet e dhëna”.

“Ata janë përpjekur që të ndalojnë, çfarë kam parë, për të ndaluar dhunën që vazhdonte, por një pjesë e njerëzve organizoheshin në nivel lokal. Nuk kishte asnjë strukturë komanduese që do të ndalonte dhunën. Siç e kemi mësuar në takimin e parë me zotin Thaçi dhe të tjerët, objektivi i tyre kryesor ishte pavarësia e Kosovës, pra krijimi i një shteti të pavarur”, tha Durkee.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular