Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender.
Detajet u bënë me dije nga zv.minstrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj gjatë diskutimit të pr.buxhetit 2026 në komisionet parlamentare.
Muçaj bëri me dije edhe kostot për fazën e parë të projektit.
Qeveria ka deklaruar se porti i ri në Porto Romano do të krijojë një hapësirë logjistike, që do të shërbejë si qendër për rritjen e mëtejshme ekonomike për zonën Tiranë – Durrës dhe trajtimin e ngarkesave tranzit në port dhe se do ta vendosë Shqipërinë si nyje në rrjetet infrastrukturore rajonale, duke sjellë rritje dhe përmirësime në aspektin e zhvillimit ekonomik e social të vendit.







