HomeKryesore"Reforma zgjedhore, kyçe për integrimin", rekomandimi i ambasadorit të BE, Gonzato për...

“Reforma zgjedhore, kyçe për integrimin”, rekomandimi i ambasadorit të BE, Gonzato për partitë politike: Depolitizoni administratën zgjedhore

Advertismentspot_img

Politika po bëhet gati të ndryshojë rregullat e lojës për zgjedhjet, ndërsa ndërkombëtarët presin një produkt të mireë dhe gjithëpërfshirës.

Diplomati i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato kërkoi që raporti i misionit të OSBE OHDIR dhe rekomandimet e Venecias të jene udhërrëfyesit e komisionit bipartisan që nis punën të martën.

“Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mori pjesë në prezantimin e projektit “Mbështetje për Ciklin Zgjedhor në Shqipëri (SECA)”, të organizuar nga Zyra e Këshillit të Europës.

Ky projekt trevjeçar synon të rrisë integritetin, gjithëpërfshirjen dhe transparencën e zgjedhjeve në vend, duke u fokusuar në ngritjen e një qendre të posaçme për trajnimin e administratës zgjedhore.

Gjatë aktivitetit, Gonzato theksoi se demokracia dhe qeverisja e mirë janë përgjegjësi të përbashkëta, ndërsa reforma zgjedhore mbetet një element kyç i rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Ai nënvizoi se projekti SECA do të mbështesë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe aktorët kombëtarë në forcimin e pavarësisë institucionale, depolitizimit dhe standardeve profesionale, si dhe në digjitalizimin e proceseve zgjedhore.

“Demokracia nuk është diçka stacionare; ajo evoluon nëpërmjet institucioneve dhe teknologjisë, por mbështetet në vlera të përbashkëta si transparenca dhe integriteti. BE-ja qëndron e palëkundur në mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht të KQZ-së, në këtë drejtim,” u shpreh Gonzato.

Ai përshëndeti krijimin e Komisionit të Përbashkët Parlamentar për Reformën Zgjedhore, duke e parë si dëshmi të vetëdijes për nevojën e përballjes me sfidat e së shkuarës dhe forcimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të KQZ-së, Parlamentit, qeverisë, shoqërisë civile, medias dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët riafirmuan angazhimin për zgjedhje të besueshme dhe transparente.

Komisionieri Ilirjan Celibashi është i bindur se ka ardhur koha që politika të mbajë larg duart nga administrimi i zgjedhjeve. Pret depolitizim të administratës zgjedhore duke propozuar një formulë mikse.

Dominimi vetëm nga partitë politike të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëria krijuar handikapin e vet ne lidhje me standardin profesional te administrimit te zgjedhjeve. Ndaj konfirmoj qëndrimin e KQZ për të ndryshuar definitivisht mënyrën si administrata zgjedhore është e organizuar. Kjo nuk do thotë që partitë politike të zhvishen tërësisht nga tërësia e tyre, por dhe nga mundësia për të qenë pjesë e administrimit, por jo sikurse është sot kur 100% e procesit administrohet prej tyre.“, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Për trajnimin e administratës zgjedhore KQZ në bashkëpunim dhe mbështetje të Bashkimin Europian dhe Këshillin Evropës kanë nisur një projekt të ri që synon formimin e integritetit të proceseve zgjedhore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular