HomeSportShiten të gjitha biletat për ndeshjen me Anglinë

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen me Anglinë

Advertismentspot_img

Stadiumi “Air Albania” nuk do të jetë i boshatisur si në vitin 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19, por me kapacitet të plotë për sfidën Shqipëri – Angli, që është e fundit në grupin e kualifikimeve për Botërorin 2026.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se janë shitur të gjitha biletat e takimit, i cili do të luhet në orën 18:00 të së dielës. Mësohet se aplikimet për të qenë në stadium kanë qenë mbi 500 mijë, shumë herë më të larta se kapaciteti i stadiumit. Për shkak të këtij fluksi, shpërndarja u bë në formë lotarie me përzgjedhjen e tyre rastësore në mënyrë elektronike.

Interesi i madh vjen jo vetëm për shkak të nivelit të kundërshtarit, por edhe për shkak se shpresohet të festohet kualifikimi në fazën play-off të Kupës së Botës 2026. Për të mos krijuar pengesa, portat e stadiumit do të hapen 3 orë para nisjes së sfidës. Kontrollet do të jenë të imta në pikat e hyrjes, ndërsa sistemi elektronik do të identifikojë çdo biletë të parregullt.

Ata që nuk do të jenë në stadiumin “Air Albania” do ta ndjekin këtë përballje në TV Klan.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular