Panairi i 28 i librit, Tirana 2025, ka sjellë në gjirin e saj me dhjetëra shkrimtar dhe poetë të publicistikës shqiptare, por edhe me dhjetëra tituj të shtëpive botuese me autor të huaj, dhe të përshtatur prej tyre duke i vënë në dispozicion të lexuesve. Siparin e konferencave me promovime dhe intervista për median dhe publikun e çeli ditën e djeshme në “Sallën Ovale” të Pallatit të Kongreseve, shkrimtari profesionist Bashkim Hoxha.
Në këtë mbrëmje morën pjesë shumë intelektualë, poetë, shkrimtarë, gazetarë, lexues dhe dashamirës të krijimtarisë së Bashkim Hoxhës. Tre krijimet e tij që po përfaqësohen në raftet e Botimeve “Jozef” me botues Aurel Kaçulini janë: “Rikthimi”, “Kronikat e Mjegullës” dhe “Eva e tyre nuk e hëngri mollën”, të cilat kanë thyer rekord në shitje, si brenda vendit, ashtu edhe në panairet e zhvilluara gjatë 2025-ës në Gjermani, Kosovë, Mali i Zi, Itali, Maqedoni, Arabi Saudite, Spanjë, Hungari, Bullgari. Pas hapjes së aktivitetit promovues nga Bashkim Hoxha, publicisti tashmë me famë botërore, folën botuesi i “Jozef” , kreu i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit, Agim Bajrami, Doranin Agalliu, Gëzim Domi, Luan Jaupi, Drejtori i ‘Telegraf’, Engjëll Musai, Botuesi i Nacional,Mujë Buçpapaj, krijuesi Halil Rama, gazetari dhe drejtori i startnews.al, Mina Hysa. Pas pyetjeve të bëra nga disa të rinjë dashamirës të librit dhe përgjigjeve të dhëna nga Z.Bashkim Hoxha, u mbyll eventi që shënonte edhe fillimin e mbarë panairit.










