HomeRajoniBedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Advertismentspot_img

Ai theksoi se synon të fuqizojë dhe reformojë partinë për ta rikthyer atë si një forcë kryesore në skenën politike të vendit

Bedri Hamza ka njoftuar sot më 13 nëntor, se do të garojë për pozicionin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai theksoi se synon të fuqizojë dhe reformojë partinë për ta rikthyer atë si një forcë kryesore në skenën politike të vendit.

Në postimin e tij, Hamza u drejtohet qytetarëve dhe anëtarëve të PDK-së, duke u shprehur se beson se ka fuqinë ta unifikojë partinë. “Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së. Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend”.

Ai kujtoi kontributin historik të PDK-së në vend. “Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja”.

Gjithashtu, Hamza falënderoi udhëheqësit aktualë për përpjekjet e tyre.

“Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash. Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve. Ju falënderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen!”

Kujtojmë se më 12 nëntor, Memli Krasniqi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PDK-së.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular