HomeAktualitetKryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK

Advertismentspot_img

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga SPAK. Ajo është marrë e pandehur për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”, parashikuar nga neni 328/a/3, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci,

Hetimi, i cili nisi pas një kallëzimi penal kundër saj, është përfunduar nga SPAK dhe dosja tashmë është dërguar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shortohet dhe më pas të kalojë në fazën e shqyrtimit paraprak.

Gjatë dy viteve të fundit, ndaj Bufit janë depozituar tre kallëzime në SPAK, dhe të paktën dy herë ajo është paraqitur për të dhënë deklarime.

Sipas kallëzimeve, kryebashkiakja ka ushtruar qëllimisht dhe vetë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale shkelje të rënda ndaj punonjësve të administratës publike, me qëllim që të pengojnë ato të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të lirë, duke përdorur kërcënime, presione dhe shantazhe.

Gjithashtu, PD Roskovec ka depozituar një kallëzim tjetër penal në SPAK ndaj saj, duke e akuzuar për keqpërdorim të tenderave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular