Gjykata e lartë rrezoi Arbër Veliajn, vëllanë e Erjon Veliajt i cili bëri rekurs duke u ankuar për vendimin e kontrollit të banesës i kryer nga SPAK gjatë 2024. Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj.
Trupa gjykuese u shpreh se vendimi i Apelit të Posaçëm në Tiranë datë 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi.







