HomePolitike"Banal debati më erdhi, s'më erdhi letra", Aulon Kalaja: Thelbi është zbardhja...

“Banal debati më erdhi, s’më erdhi letra”, Aulon Kalaja: Thelbi është zbardhja e 21 Janarit, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Advertismentspot_img

Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, ka komentuar situatën e krijuar rreth refuzimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të marrë fletëthirrjen nga SPAK. Kalaja theksoi se debati mbi procedurat e dërgimit të letrës është i kotë dhe e largon vëmendjen nga thelbi i çështjes – zbardhja e plotë e ngjarjeve të 21 Janarit 2011.

Sipas Kalasë, paraqitja e Berishës para Prokurorisë është e pashmangshme.

“Është banal debati ‘më erdhi letra nuk më erdhi letra’, pasi duhet folur për thelbin e 21 janarit. Berisha është në lëvizje të detyruar që të shkojë. Nëse protestat organizohen që një lider të mos shkojë në SPAK, këto janë tashmë të tejkaluara. Edhe Veliaj bëri protestë, por është aty ku është,” tha Kalaja.

Kalaja vuri në theks rëndësinë e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), i cili detyroi rihapjen e hetimeve.

“21 Janari është një ngjarje e rëndë që duhet zbardhur. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Strasburgu mori një vendim historik,” u shpreh gazetari.

Ai bëri thirrje që, në kuadër të hetimit, të thirren për të dëshmuar të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen, duke përfshirë zyrtarë, por edhe drejtues të opozitës së atëhershme.

“Ka dëshmuar Basha, do dëshmojë edhe Berisha. Duhen thirrur të gjithë njerëzit që kanë dijeni për të dëshmuar,” theksoi Kalaja.

Duke iu referuar dhunës së asaj dite, Kalaja përdori termin “bilanc lufte”, por theksoi se viktima u bënë qytetarët. Ai argumentoi se pavarësisht akteve të dhunshme, nuk duhej të ishte shkuar në vrasje.

Në fund, Kalaja preku edhe rolin e dezinformimit të atëhershëm, duke thënë se duhet të thirren edhe aktivistët e “Mjaft” dhe të Veliajt, të cilët lyenin me bojë të kuqe protestuesit.

“Kemi një koncept të keq për protestat sepse mendohet si ndeshje mes policëve dhe protestuesve. Policët janë aty për të garantuar protestën që të mos ketë provokime,” përfundoi ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular