Gazetarja Klodiana Lala ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”, ku foli me Nisida Tufën për fletëthirrjen ndaj Sali Berishës për t’u pyetur për 21 janarin.
Lala thekson pretendimet e SPAK se janë dërguar 3 fletëthirrje për Berishën, në shtëpi, selinë e PD-së dhe Kuvend. Por sipas SPAK është refuzuar të tri herët.
Mbetet për t’u parë nëse prokurorët do shfrytëzojnë paraqitjen e Berishës të hënën në SPAK për “Partizanin”, që ta pyesin dhe për 21 janarin.
Klodiana Lala: Tashmë SPAK ka gjetur një hetim për dy nga vrasjet, të Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Dy ngjarjet e tjera janë me autorësi. Për shkak se Berisha ka qenë kryeministër dhe ishte brenda në kryeministri konsiderohet si kyç për hetimin për shpjegimet me gjithçka ka ndodhur. SPAK është në kërkim të personi që ka dhënë urdhër. Hetimi la pas shumë personazhe. E dini konfliktin mes Berishës dhe Ramës. Zoti Berisha, zoti Basha dhe personazhe të tjerë nuk ishin pyetur.
Do duhet të pyeten në këtë hetim. Berisha pretendoi se nuk e ka marrë fletën. Dhe nuk mund të paraqitet. Ditën e sotme News24 iu drejtua SPAK dhe i kundërshtoi pretendimet e Berishës dhe saktësoi dy fletëthirrje. Njëra në datën 3 nëntor në shtëpinë e tij dhe nuk ishte pranuar të merrej dhe e dyta ishte dërguar në selinë e partisë ku ishte pretenduar se nuk ishte marrë nga ana e zyrtarëve dhe rojeve të institucionit. Në datë 9/11 është refuzuar marrja e zarfit dërguar në banesë dhe në datë 12/11 shërbimi i burimeve njerëzore në Kuvend njoftoi se marrja është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar i PD-së. Këto pretendon SPAK. Pretendojnë se zoti Berisha ka refuzuar ta marrë.
Personalisht nuk e kam pritur që të vinte zoti Berisha, është një krim shtetëror i pazbardhur. Nuk mund të jetë një njollë e zezë në jurisprudencën e shtetit. Zoti Berisha ka qenë kryeministër, di gjithçka. Është një hetim i vështirë. Prokuroria do duhet të thellojë hetimet për të sqaruar tragjedinë e 21 janarit 2011.
Nëse refuzon në mënyrë të përsëritur do shoqërohet me forcë. Nuk besoj se zoti Berisha do shkojë në një gjë të tillë.
Duhet të paraqitet më datë 17 nëntor, për detyrimin me paraqitje. Do duhet të presim prokurorinë si do veprojë më datë 17. A do kërkojnë prokurorët ta pyesin më datë 17?







