Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të shtunën, 15 nëntor 2025, në një rrugë pranë Dundalk, County Louth. Irlanda është në zi, pas një aksidenti rrugor, që la të vdekur pesë të rinj dhe plagosi tre të tjerë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të shtunën, 15 nëntor 2025, në një rrugë pranë Dundalk, County Louth. Një Volkswagen Golf u përplas me një Toyota Land Cruiser në rrugën Ardee në Gibstoën. Të vdekurit ishin tre meshkuj dhe dy të reja, të moshës 21 deri 23 vjeç.
Viktimat u identifikuan si Shay Duffy, Chloe McGee, Alan McCluskey, Dylan Commins dhe Chloe Hipson. Një pasagjer i Golf-it mbijetoi me lëndime jo të rënda, po ashtu edhe dy pasagjerët e Land Cruiser-it, raporton The Guardian.
Kryeministri Micheal Martin tha se ishte “i shokuar dhe i tronditur” nga ngjarja dhe i dërgoi ngushëllimet familjeve. Zëvendëskryeministri Simon Harris lavdëroi punën e ndihmësve në vendngjarje.

Që nga fillimi i vitit, 157 persona kanë humbur jetën në rrugët irlandeze, një rritje e lehtë krahasuar me vitin e kaluar.







