HomeRajoniIsh-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch: Ish-krerët e UÇK-së, të pafajshëm....

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch: Ish-krerët e UÇK-së, të pafajshëm. UÇK-ja ka qenë një organizatë e decentralizuar

Advertismentspot_img

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, beson se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, që prej gati 5 vitesh po mbahen në paraburgim në Hagë, do të shpallen të pafajshëm.

“Procesi po ecën shumë ngadalë, siç dihet, por tani të paktën po mundohen ta finalizojnë me dëshmitarët e prokurorisë. Sipas asaj që mbaj mend dhe di, kjo fazë do të përfundojë në fund të këtij muaji, ndërsa aktgjykimi pritet vitin e ardhshëm. Megjithatë, siç e kam thënë edhe më herët, mendoj se aktgjykimi do të rezultojë me lirimin e të gjithëve.”

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai thekson se edhe dëshmia e ish-komandantit të NATO-s, Wesley Clark, do të konfirmojë se UÇK nuk ishte një organizatë e centralizuar që merrte urdhëra nga Thaçi.

“Ai do të përsërisë të njëjtën gjë që kanë thënë edhe të tjerët: se brenda UÇK-së nuk ka pasur një organizim të tipit hierarkik, nga lart-poshtë apo çfarëdo forme tjetër të centralizuar. UÇK-ja ka qenë një organizatë e decentralizuar. Këtë do ta konfirmojë me siguri, sepse natyrisht nuk do t’i kundërvihet kolegëve të tij.”

Ish-ambasadori holandez foli edhe për ngërçin politik në Kosovë, duke shprehur çudinë e tij sesi një forcë politike mund të propozojë 56 herë një kandidate për kryetare të Kuvendit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular