HomeKryesorePreken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit, BBC: 20 vjet pritje për...

Preken shqiptarët, Anglia ashpërson ligjin e emigracionit, BBC: 20 vjet pritje për të aplikuar për leje qëndrimi të përhershme

Advertismentspot_img

Personat që marrin azil në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të presin deri në 20 vjet për të aplikuar për leje qëndrimi të përhershme, sipas një pakete të re masash që pritet të zyrtarizohet të hënën nga Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, raporton BBC.

Kjo reformë e thellë vjen në një kohë kur qeveria kërkon të frenojë kalimet me gomone dhe rritjen e kërkesave për azil.

Sipas planit, të gjithë personat që fitojnë statusin e azilit do të lejohen të qëndrojnë në Britani vetëm përkohësisht, ndërsa statusi i tyre do të rishikohet në mënyrë periodike. Nëse vendet e tyre të origjinës do të konsiderohen më pas të sigurta, ata do të detyrohen të kthehen.

Aktualisht, statusi i refugjatit zgjat pesë vjet, pas të cilëve personat mund të aplikojnë për qëndrim të pacaktuar. Mahmood synon ta përgjysmojë këtë periudhë fillestare në dy vjet e gjysmë, ndërsa koha për të fituar rezidencë të përhershme do të shtrihet nga pesë në 20 vjet.

Në një intervistë për Sunday Times, ministrja theksoi se masat “janë krijuar për t’u dërguar një mesazh të qartë njerëzve: mos vini në këtë vend në mënyrë të paligjshme, mos hipni nëpër varka”.

Ajo shtoi se “migracioni i paligjshëm po e përçan vendin”, dhe se qeveria ka detyrimin “ta bashkojë shoqërinë”.

Te tjera ndryshime

Qeveria Laburiste e Sir Keir Starmer e vënë nën presion prej opozitës konservatore dhe të Nigel Farage udhëheqës i partisë Reformë UK, po ndërmerr ndryshime drastike në ligjin e emigracionit me pasoja të drejtpërdrejta tek shqiptarët në shtetin ishull.

Sekretarja e punëve të brendshme në Home Office Shabana Mahmood, prezanton të hënën  ndryshime në ligjin e emigracionit  duke nisur nga heqja e nënshtetësisë britanike e deri tek ndalimi shqiptarëve të larguar vullnetarisht apo dëbuar nga Britania e Madhe për tu rikthyer me viza të rregullta.

Nëse në të shkuarën nuk hiqej nënshtetësia e britanike e fituar përmes mashtrimit për ata që kishin fituar lejen e qëndrimit me amnisti, ku rregull shfuqizohet.

Ndryshimi i ri ligjor parashikon se mund të hiqet shtetësia britanike edhe për ata që e morën nëpërmjet amnistisë gjatë periudhës, 2003–2006, nëse ka pasur mashtrim me identitet.

Personat që marrin njoftimin për nisjen e heqjes së nënshtetësisë nga momenti marrjes së njoftimit kanë 14 ditë kohë për të apeluar.

Një tjerë masë shpresuese parashikon se duke nisur prej 11 Nëntor 2025, ata që kanë hyrë ilegalisht ose kanë thyer vizën do të marrin refuzim automatik dhe ndalim hyrjeje për 1–10 vite, edhe nëse largohen vullnetarisht.

Shqiptarët të cilët kanë hyrë ilegalisht në Angli dhe nuk kanë patur leje qëndrimi nëse vendosin të largohen vullnetarisht duke prerë vetë biletën e avionit, do tu ndalohet hyrja për 12 muaj nëse aplikojnë për vizë.

Në rastet kur shqiptarët dëbohen përmes fluturimeve të përjavshme me avionë drejt Tiranës, të paguar nga Home Office, ndalimi për të hyrë me vizë është dy vjet.

Një tjetër masë shtrënguese është për ata të cilët kapen duke hyrë në Angli me pasaporta të falsifikuara. U ndalohet hyrja për 10 vite.

“Ik vuaj dënimin në Pojskë” Ekstradimi Lirie Delishit. Gjyqtari: Bashkë me fëmijën shko në Shqipëri, shlyej 4 muaj burg

Kjo klimë e ashpër me masa gati gati represive nga Home Office, si pasojë e retorikës politike të opozitës, me qasje kundra emigrantëve, ka nisur të prodhojë edhe efekte të tjera tek vendimet gjyqësore.

Siç edhe raporton Daily Telegraph një gjykatës në gjykatën e ekstradimeve i tha një të reje shqiptare të merrte fëmijën e porsalindur me vetë në Shqipëri e të vuante katër muaj burg në burgun e grave në Pojskë.

Bëhet fjalë për Lirije Delishin e cila është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg.

Në vitin 2019 ajo  udhëtonte nga Rinasi drejt Romës.  Në vijën e dytë të kontrollit iu gjet në çantë edhe një pasaportë rumune e falsifikuar me foton e saj.

Gjykatësi John Zani i dha dritë jeshile kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e 25-vjeçares duke thënë në vendim se “Britania e Madhe nuk mund të shihet si një shtet  parajsë për tu fshehur dhe bllokuar ekstradimin përmes Konventës Europiane të të drejtave të njeriut”.

Në kontrast të thellë me rastin e Lirie Delishit e dënuar me vetëm katër muaj burg, Gjykata e Lartë në Londër nuk lejoi ekstradimin e Ilirian Zeqajt i dënuar në mungesë për dy vrasje.

Sikurse mëson Top Channel, prokuroria e Fierit u tërhoq nga ekstradimi prej Anglisë në Shqipëri të Gëzim Trokës, i të dënuarit në mungesë me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular