Shanset që Shqipëria të pozicionohet në vazon e dytë në shortin e play-off-it janë të hapura dhe aspak të pamundura. Kombëtarja jonë ka nevojë që të plotësohen katër nga pesë skenarët e mëposhtëm:
Grupi B
Rezultati i ndeshjes Kosovë–Zvicër nuk duhet t’i japë Kosovës vendin e parë në grup. Çdo kombinim tjetër mban gjallë shanset e Shqipërisë.
Grupi D
Në sfidën Ukrainë–Islandë, kuqezinjtë kanë interes që Ukraina të mos fitojë. Çdo rezultat tjetër është në favor të Shqipërisë.
Grupi F
Shpresa e vetme vjen nga Irlanda: ndeshja Hungari–Irlandë duhet të përfundojë me fitore të Irlandës, që të ndihmojë renditjen tonë.
Grupi H
Në përballjen Austri–Bosnjë Hercegovinë, është e rëndësishme që Bosnja të mos marrë fitoren, pasi një sukses i saj do ta ngjiste në renditje.
Grupi J
Ndeshja Uells–Maqedonia e Veriut nuk duhet të mbyllet me fitore të Uellsit, ndërsa gjithashtu është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të mos e fitojë grupin.
Nëse katër nga këto pesë kushte përmbushen, atëherë Shqipëria siguron një pozicionim shumë më komod në shortin e play-off-it, duke u futur në vazon e dytë dhe shmangur kundërshtarët më të fortë si dhe ndeshjen e parë të play-off-it e luan në shtëpi.







