Kreu i PD, Sali Berisha do të paraqitet në SPAK në datën 19 nëntor, këtë të mërkurë.
Berisha është thirrur nga SPAK si person në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Berisha ka firmosur fletëthirrjen e tretë të SPAK sot teksa u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në protestën e 21 janarit të 14 viteve më parë, Berisha mbante rolin e kryeministrit, ndërsa në protestën e organizuar nga opozita e asaj kohe u vranë 4 persona.
Për vrasjet u akuzua Garda e Republikës, ndërsa opozita e kohës, sot në mazhorancë akuzoi se pas urdhrave për vrasje qëndron ish-kryeministri.







