Pak më shumë se 90 minuta zgjati protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, e cila zhvilloi këtë të hënë, 17 nëntor, foltoren e saj të përjavshme për të diskutuar çështjet që sipas opozitës refuzohen në Kuvend. Protesta nisi në orën 18:00 dhe përfundoi pak para orës 20:00, kohë për të cilën PD kishte marrë leje nga policia.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, hapi foltoren duke e quajtur “Foltoren 2” dhe duke theksuar se qëllimi i saj nuk është vetëm shpëtimi i opozitës, por i Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni i qeverisë. Ai paralajmëroi se fundi i qeverisë do të vijë nga kjo betejë në shesh.
“Foltorja nuk ka mision të shpëtojë opozitën por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga krimi. Fundi i qeverisë do vijë nga ky shesh. Ne do vijojmë betejën tonë si misionarë dhe do vijojmë deri në largimin e tyre dhe rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
Në protestën e PD-së mbajtën fjalime edhe deputetë dhe figura të PD-së, si dhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa u theksua se foltorja do të zhvillohet një herë në javë si platformë diskutimi për çdo problem që nuk trajtohet në Kuvend.
“Arsyeja pse kjo foltore do ja dali është se foltorja e parë e shtatorit 2021 kur Shqipëria rrezikohej të mbetej pa opozitë. Ishte foltore e drejtuar nga Berisha që riktheu shpresën në PD dhe ja doli të shpëtojë opozitën vetëm brenda tre muajve. Ja doli ti rikthente shpresën qytetarëve dhe të mbaj në këmbë PD”, tha deputeti demokrat Këlliçi.
Në fokus të protestës së sotme ishin akuzat ndaj qeverisë për “heshtjen” e opozitës në parlament, korrupsionin si dhe mungesën e votës së lirë.
Për mbarëvajtjen e protestës, policia kishte marrë masa duke rrethuar për mbrojtje godinën e Kryeministrisë, ndërsa rrugët që çojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u kufizuan për qarkullim.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se foltorja para Kryeministrisë do ia dalë njësoj si ajo në 2021, kur Shqipëria rrezikohej të mbetej pa opozitë.
Këlliçi theksoi rëndësinë e vazhdimit të betejës opozitare përmes foltores javore.
“Arsyeja pse kjo foltore do ja dali është se foltorja e parë e shtatorit 2021 kur Shqipëria rrezikohej të mbetej pa opozitë. Ishte foltore e drejtuar nga Berisha që riktheu shpresën në PD dhe ja doli të shpëtojë opozitën vetëm brendas tre muajve. Ja doli ti rikthente shpresën qytetarëve dhe të mbaj në këmbë PD”, tha Këlliçi.
Sali Berisha u ndal edhe të ligji “Për barazinë gjinore”, ku tha se atë ligj shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë, pasi sipas tij, kërcënon familjen dhe kombin.
Gjatë fjalës së tij në protestë, Berisha ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj platforme që ka për qëllim mbrojtjen e kombit dhe familjes.
“Atë ligj shqiptarët s’do ta pranojnë kurrë, shpërbëhet familja, kombi shpërbëhet, zhduket. Ne jemi të betuar se atë ligj s’do ta pranojmë kurrë, se familja shqiptare do të mbetet institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari. Të gjithë ju dhe ata të cilët nuk janë sot me ne për një arsye e për një tjetër që nuk kanë pasur mundësinë të vijnë, të ulemi me çdo shqiptar, sepse platforma parlamentare qytetare, është platformë që qytetarëve shqiptarë, demokratëve, e atyre paparti, por edhe socialistëve që e duan familjen, që e duan Shqipërinë, që e duan vendin”, tha Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në “foltoren” e ngritur para Kryeministrisë, deklaroi se protesta nuk ka për qëllim të shpëtojë opozitën, por Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni i qeverisë. Ai paralajmëroi se fundi i qeverisë do të vijë përmes betejës së vazhdueshme në sheshe.
“Foltorja nuk ka mision të shpëtojë opozitën por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga krimi. Fundi i qeverisë do vijë nga ky shesh. Në këtë mision të vijojmë betejën tonë si misionarë. Ramën dhe Ballukun do i nisim te Erion Veliaj. Edhe në komunizëm na rrethonim me gardë e policë, por në fund ia mbathën si minjtë. Njësoj do ikin dhe këta. Ne i faktuam botës se ky është i lidhur me drogën dhe krimin, se Rama dhe ministrat e tij janë hajdutët më të mëdhenj të botës. Ne do vijmë këtu deri në largimin e tyre dhe kthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim të ashpër para protestuesve, duke theksuar se opozita po inaguron aksionin e saj përpara “pallatit të krimit”, me referencë ndaj kryeministrisë.
Në fjalën e tij, Berisha përdori retorikë të ashpër, duke akuzuar qeverinë se ka zëvendësuar shtetin shqiptar me një “narko-shtet” dhe se ka kryer “krim njerëzor” ndaj shqiptarëve.
“Ky pallat ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Belindën, që me vjedhjet dhe plaçkitjet e tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend të kontinentit,” deklaroi Berisha.
Lideri i PD-së theksoi se çdo përpjekje e opozitës për zgjedhje dhe rrotacion të pushtetit është përballur me pengesa të fuqishme, siç i quajti ai, “tonelatat e eurove të drogës”; “ushtrinë terroriste të patronazhistëve”; “burimet financiare dhe njerëzore të gjithanshme të shtetit mafioz.”
Sipas Berishës, arsyeja e kësaj rezistence është se largimi i tyre nga pushteti paraqet një “tmerr për shkak të krimeve që kanë kryer.”
Berisha: Qeveria mbylli parlamentin, ka frikë nga opozita
Kreu i PD-së, Sali Berisha i cili mbajti fjalën në protestë, akuzoi qeverinë për mbylljen e parlamentit dhe frikën nga fjala e opozitës. Ai deklaroi se ajo që ka ndodhur është një “mbyllje de facto e narkoparlamentit” nga kryeministri Edi Rama.
“Ajo që kulmoi ishte mbyllja “de facto” e narkoparlamenti nga Edi Rama dhe banda e tij të dalë nga dhunimi i votës , të dalë nga grabitja e votës. Kanë frikë dhe tmerr nga fjala e opozitës në parlament. Ata zgjodhën për t’u mbrojtur ndaj jush dhe të vendosin terrin dhe bllokimin, të vendosin errësirën. Në 10 seanca parlamentare, si kurrë më parë në histori, opozita u lejua të debatojë vetëm në një seancë“, tha Berisha.







