Seanca e mëparshme, e parashikuar më 11 nëntor, u shty pasi avokati i Metës, Kujtim Cakrani, kërkoi largimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi
Është shtyrë seanca paraprake e ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila ishte parashikuar të zhvillohej sot, më 17 nëntor 2025.
Shkak për shtyrjen ishte mungesa e avokatit të Metës, Kujtim Cakrani, i cili ka kërkuar më parë largimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi, duke pretenduar konflikt interesi.
Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 27 nëntor 2025
Çështja penale përfshin Ilir Metën, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, si dhe Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Ata përballen me akuza që lidhen me korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.
Ilir Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”. SPAK ka bashkuar në një dosje tre hetime: aferën CEZ–DIA, lobimin në SHBA dhe verifikimin pasuror.







