HomePolitikeBerisha mblodhi militantët në protestë, Salianji: Duhet të kishim revoltore, jo foltore!...

Berisha mblodhi militantët në protestë, Salianji: Duhet të kishim revoltore, jo foltore! Rakipi: Kujdes me këtë…

Advertismentspot_img

Opozita ka nisur një cikël protestash ditën e sotme, ku Berisha, deputetë të PD-së dhe militantë të kësaj partie qëndruan përpara kryeministrisë dhe u mbajtën disa fjalime. 

Ervin Salianji, i pyetur për këtë protestë modeste të opozitës, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se duhej revoltë dhe organizim, ndërkohë që renditi disa nga arsyet e protestës, si korrupsioni, kapja e shtetit por edhe ligji për barazinë gjinore që Sali Berisha e ka shpallur si “ligj të George Soros”. 

Ylli Rakipi: Opozita ka nisur një cikël protestash. Zoti Salianji, cili është qëllimi i këtyre protestave? Si ua ka shpjeguar Berisha nisjen e këtyre protestave ju aty brenda? Se kuptohet që këto i ka caktuar doktori. 

Ervin Salianji: Unë nuk jam nxënës të më shpjegojë njeri. Padiskutim që protesta është e vonuar, u nis sot, ishte një platformë parlamentare qytetare, për ti dhënë mundësinë edhe qytetarëve të flasin para Kryeministrisë. Ka shumë arsye për të protestuar. Që nga maji, mendoj se duhej protestuar për zgjedhjet e vjedhura të 11 majit, arsyeja tjetër, gjendja ekonomike, kapja e sistemit politik, të gjithë arsyet e tjera, kalimi i ligjit për barazinë gjinore, por themeli është që u kap qeveria dhe Edi Rama në vjedhje 50 mln euro, në këtë kuptim, dita e sotme duhet të ishte ditë revolte. 
Duhet të ishte protestë revolte të ashpër dhe të organizuar. Diku 50 mln euro zv kryeministrja, diku porti që e mori një pensionist me një kompani që ishte me një mln lekë të vjetra e regjistruar, e një pensionisti, aeroporti i Vlorës, miliarda euro, Luftar Hysa i sanksionuar nga SHBA, biznesmen që pastron…

Ylli Rakipi: Çfarë do të quani sukses me këto protesta? Çfarë duhet arritur për të thënë që ëhtë sukses dhe nuk dështoi edhe kjo përpjekje?

Ervin Salianji: Largimi i qeverisë ky është qëllimi dhe zgjedhjet e lira. Protesta është instrument, nëse më pyet cili është suksesi, të paktën nisi protesta, pra ka një akt, një reagim, për të gjithë këto që thashë. Të gjithë këto elemente, janë të rënda.

Ylli Rakipi: Aty 85% e kishit për tre gjinitë, me parrulla, jo nga gjithë këto që the ti, që janë akte të vërteta, që janë tmerr i madh. 

*** 

Ervin Salianji: Ne sot duhet të kishim revoltore! 

Ylli Rakipi: Kujdes se revoltore, nevojtore…

Ervin Salianji: Duhet të kishim revoltë. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular