HomeAktualitetPolitologu Krasniqi: PD e organizon aksionin, në varësi të thirrjeve të SPAK,...

Politologu Krasniqi: PD e organizon aksionin, në varësi të thirrjeve të SPAK, deputetët shkojnë në Parlament pa patur një strategji

Advertismentspot_img

Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar në Off the Record protestën e një dite më parë që u organizuar nga opozita para kryeministrisë.

Sipas Krasniqit, është shqetësuese që një parti e ndërton aksionin politik në funksion të thirrjeve të SPAK.

“Shqipëria nuk shquhet për një vend ku qytetarët reagojnë për kauza publike. Shumica e popullsisë kanë qenë të trembur të qënit në opozitë. Kjo është kosto e vendeve që kanë deficite në formimin demokratik. Sa më shumë të ketë shtresë të mesme aq më e fortë është demokracia. Kemi individë që pranojnë nënshtrimin në shkëmbim të një komoditeti, statusi social.

Kam përshtypjen që PD është në udhëkryq dhe shpik kauza. Ndodhën zgjedhjet në 5 bashki… dhe u shpik kjo lëvizje pa top, pa objekt, subjekt. Në moment kur një seli e ndërton aksionin në funksion të thirrjeve të SPAK aty nuk bëhet më fjalë për politikë. Duhet të shqetësohemi kur nuk ka protestë pasi gjërat nuk po shkojnë mirë në vend”, tha Krasniqi.

Politologu Afrim Krasniqi ka lëshuar kritika ndaj opozitës për strategjinë e re parlamentare që ajo ka zgjedhur.

Në Off the Record, Krasniqi u shpreh se ka dy nisma në parlament, njëra prej të cilave parashikon 130 akte prioritare, që Shqipëria duhet t’i përmbushë në rrugëtimin e saj drejt BE dhe që konsiderohet top secret. Duke qenë se mazhoranca i ka votat për miratimin e tyre, opozita duhet të ketë një plan B.

“Është e nevojshme të diskutohet se kush do të jetë qasja e opozitës në parlament, në realitetin e ri. Opozita nuk i ka kuptuar raportet e reja parlamentare. Ka dy nisma në parlament. Një është që të gjitha aktet që lidhen me Bashkimin Evropian duhet të kalojnë për dy javë dhe së dyti po ndodh fenomeni tjetër që Shqipëria ka një listë detyrimesh që nuk i bëhet publike qytetarëve shqiptarë.

Askush në Shqipëri nuk e di kush është lista e rreth 130 akteve prioritare që duhen miratuar nga parlamenti. Konsiderohet top secret. Një opozitë serioze duhet të ketë një plan B. 50 mandate nuk janë pak. Ata shkojnë në parlament pa një strategji dhe prandaj janë në këtë situatë”, tha Krasniqi. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular