22 këshilltarë të majtë në bashkinë e Tiranës kanë kërkuar që Erion Veliaj të jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të mbahet të enjten. Kërkesa vjen rreth dy javë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që ai të vijojë detyrën si kryetar i bashkisë, pavarësisht se është në masën e arrestit me burg. Sipas argumentit të dhënë, deri sa nuk ka një formë të prerë dënimi ai nuk mund të shkarkohet. Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt në bashki, ndërsa në datën 31 tetor me forca të policisë u shoqërua në seancën e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë këshilltarët e majtë kërkojnë që ai të shoqërohet me të njëjtën mënyrë për të qenë në mbledhjen e këshillit
LETRA E PLOTË
Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, e cila do të zhvillohet ditën e premte më datë 21/11/2025, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Tiranë.

Sipas Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, konkretisht: Neni 58, pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë. Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështje të interesit publik. Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet: – lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike, ose, nëse kjo nuk është e mundur, – mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar). TIRANA Kryegytetl Mesdhet 5 Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional. Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.








