Xhaka, nuk i ka pritur aspak mirë, kontestimet e tifozëve të Kosovës, në duelin e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, që përfundoi në barazim 1 me 1. Mesfushori me origjinë shqiptare, u vërshëllye nga “Dardanët”, për shkak të një deklarate të bërë para ndeshjes.
Ndërkohë pas ndeshjes, Graniti, deklaroi për gazetën zvicerane, “20 minuten” se kjo ishte gjëja e fundit që kishte pritur që t’i ndodhte. “Jam definitivisht i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, posaçërisht këtu në shtëpi. Të them të drejtën, kjo më dhemb, por duhet ta pranoj dhe të përqendrohem te futbolli”, u shpreh Xhaka.








