Nga Industria Vendore drejt Tregut të BE-së • Cilësia është Çelësi
FED invest mori pjesë në Forumin e 3-të Kombëtar të Cilësisë dhe Standardeve dhe në Kongresin e 5-të të KASH, të organizuar nga UNIDO dhe SECO, në mbështetje të Cilësisë, Përputhshmërisë dhe Konkurrueshmërisë.
Në panelin “Nga lokale në globale – forcimi i përputhshmërisë së NVM-ve me standardet e BE-së”, z. Perlat Sulaj, Administrator i FED invest, foli mbi qasjen e përmirësuar në financa si një element thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të sipërmarrjeve në fushën e agrobiznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë në tregun europian. ![]()
![]()
Ai theksoi rolin e FED invest, në mbështetjen e NVM-ve dhe agrobizneseve shqiptare, si dhe mbi nevojën e bashkëpunimit mes aktorëve publikë-privatë dhe rëndësinë e digjitalizimit dhe inovacionit në ofrimin e shërbimeve jo financiare, dhe përmendi këtu rolin e qendrës ABA.
FED invest vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në financimin e sektorit rural dhe në forcimin e ekonomisë vendore.







