HomeRajoniPresidentja Vjosa Osmani: BE të heqë masat ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani: BE të heqë masat ndaj Kosovës

Advertismentspot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar që Bashkimi Evropian të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës që prej qershorit 2023.

Këtë kërkesë Osmani e ka bërë në takimin me kryediplomatin gjerman, Johann Ëadephul duke  thënë se heqja e masave është e domosdoshme.

Heqja sa më parë dhe sa më e shpejt e masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës të cilat janë në fuqi nga qershori 2023 dhe ndikojnë shumë negativisht në jetën e qytetarëve tanë, është një urgjencë e domosdoshme për çka shpresojmë në përkrahjen e Gjermanisë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo vuri në dukje se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë, por edhe ndaj një dialogu të barabartë dhe të drejtë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Përderisa Kosova mbetet nën masa të vetë BE-së, as dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja nuk mund të konsiderohet i balancuar, parimor apo i barabartë”, tha Osmani ndërsa shtoi se Gjermania mbetet një aleat historik teksa theksoi se Kosova është e orientuar drejt anëtarësimit në NATO, BE në Këshillin e Evropës.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj orientimit të saj strategjik, anëtarësimi në NATO, BE në Këshillin e Evropës dhe në çdo organizatë ndërkombëtare që forcon pozitën ndërkombëtare të vendit tonë, sepse si shtet gjithnjë kemi mbrojtur vlerat mbi të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë këto organizata. Në gjithë këta mekanizma ndërkombëtare ne synojmë të hyjmë si kontributdhënës, jo si barrë. Në këtë  rrugëtim, Kosova ka nevojë për mbështetjen e vendosur të Gjermaninë, prandaj heqja sa më parë dhe sa më e shpejt e masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës të cilat janë në fuqi nga qershori 2023 dhe ndikojnë shumë negativisht në jetën e qytetarëve tanë, është një urgjencë e domosdoshme për ç’gjë shpresojmë në përkrahjen e Gjermanisë” , deklaroi Osmani. /rtsh.al/

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular