HomeKryesoreAltin Dumani vizitë dyditore në Bruksel, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio...

Altin Dumani vizitë dyditore në Bruksel, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato: SPAK nuk mundet dot i vetëm!

Advertismentspot_img

Kryeprokurori i Posaçëm i Shqipërisë, Altin Dumani, ka përmbyllur një vizitë dyditore në Bruksel, ku u prit nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian. Delegacioni i BE-së në Tiranë e cilësoi vizitën “shumë të mirë”, duke theksuar se ajo pasqyron progresin e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Sipas njoftimit të delegacionit të BE-së, të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, duke përmendur sidomos bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë. Vizita konsiderohet si dëshmi e rolit të konsoliduar të Prokurorisë së Posaçme në garantimin e sundimit të ligjit.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi mbështetjen e fortë të Bashkimit Europian ndaj SPAK-ut:

 “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre.”, tha Gonzato.

Vizita e Dumanit shihet si një sinjal i qartë i mbështetjes europiane për institucionet e drejtësisë dhe si një nxitje për vazhdimësinë e reformave kyçe që afron vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular